image Uellsi mposht Ukrainën, siguron biletën për Botërorin në Katar

Futboll

Uellsi mposht Ukrainën, siguron biletën për Botërorin në Katar

news image

Kombëtarja e Uellsit ka siguruar biletën për Botërorin e Katarit 2022.

Uellsi në finale të play-off ka mposhtur Ukrainën me rezultat minimal 1-0.

Goli i cili e çoi Uellsin në Botëror ishte në fakt një autogol i realizuar nga lojtari i Ukrainës në portën e gabuar, kur Andryi Yarmalenko devijoi goditjen e lirë të Gareth Bale në minutën e 34-të.

Uellsi në gjysmëfinale të play-off mposhti Austrinë 2-1, kurse Ukraina kishte eliminuar Skocinë 3-1.

/GazetaSinjaliSport/