image UEFA ndryshon gjyqtarin kryesor për përballjen: Angli - Shqipëri/ Ja arsyeja

Futboll

UEFA ndryshon gjyqtarin kryesor për përballjen: Angli – Shqipëri/ Ja arsyeja

news image

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka zëvendësuar gjyqtarin kryesor për ndeshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Fillimisht për këtë ndeshje ishte caktuar si gjyqtar kryesor Felix Zwayer, por shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar për një ndryshim, një ditë para ndeshjes.

UEFA ka bërë të ditur se në ndeshjen mes “Tre Luanëve” dhe “Kuqezinjve”, gjyqtar kryesor do të jetë Ruddy Buquet nga Franca.

Nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij zëvendësimi, por raportohet se gjermani, Felix Zwayer, është infektuar me koronavirus.

Asistentët, gjyqtari i katërt dhe gjyqtarët në VAR nuk janë ndryshuar.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet nesër (e premte), nga ora 20:45 në “Wembley” të Londrës. /Gazeta Sinjali Sporti/