image UEFA merr vendim se a do të përdoret VAR-i në ndeshjet kryesore të Kosovës

Sport/ UEFA merr vendim se a do të përdoret VAR-i në ndeshjet kryesore të Kosovës

news image

UEFA ka marrë një vendim të madh gjatë ditës së sotme.

Qeveria e futbollit evropian ka rënë dakord që ta fusë sistemin VAR në fazën “play-off”, të Euro 2020, me sfidat që do të luhen gjatë muajit mars.

Siç shkruan në njoftim UEFA, po mendohet seriozisht edhe përfshirja e këtij sistemi edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, gjithmonë për sa i përket Evropës.Ky lajm është mjaft i rëndësishëm për Kosovën pasi që Dardanët do të jenë pjesë e fazës “play-off” ku do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut./Gazeta Sinjali/