image UEFA: Ky është formacioni i më të mirëve në Euro 2024

Euro 2024

UEFA: Ky është formacioni i më të mirëve në Euro 2024

news image

Faqja zyrtare e UEFA-s ka zbuluar sot formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Faqet e njohura sportive kanë publikuar të gjitha formacionet më të mirë të Kampionatit Evropian pas përfundimit të Euro 2024.

E sot gjatë ditës e ka bërë edhe UEFA, i përzgjedhur nga paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, ku 6 lojtarë të Spanjës shihen në formacionin më të mirë.

Aty janë Marc Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Në formacionin më të mirë të UEFA-s gjenden edhe dyshja e Francës, Mike Maignan dhe William Saliba, ndërsa pjesë e tij janë edhe Kyle Walker (Angli), Manuel Akanji (Zvicër) dhe Jamal Musiala (Gjermani).

/GazetaSinjali/