Sot përpara pesë viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2016 në Francë, përcjell Gazeta Sinjali Sport.
Kurse UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.
Goli i Sadikut ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një garë kaq të madhe si Kampionati Europian.
Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania./Gazeta Sinjali Sport/