UEFA i ka bërë një postim të veçantë mbrojtësit të djathtë të Ballkanit, Armend Thaqit.
Mbrojtësi i djathtë padyshim se ishte një nga lojtarët më të dalluar të Ballkanit në fazën grupore, të cilën klubi suharekas e mbylli e fundit, duke arritur vetëm një fitore.
Thaqi mbylli fazën grupore me një rekord, që se kishte bërë asnjë mbrojtës tjetër.
31-vjeçari realizoi tri gola gjatë kësaj faze grupore, duke u bërë mbrojtësi me më së shumti gola të realizuara në Ligën e Konferencës në grupe.
Për këtë, UEFA e ka bërë një dedikim të veçantë për mbrojtësin kosovar.