image UEFA: Dënime të ashpra për ekipet që po synojnë të marrin pjesë në “Superligën e Përbashkët”

Futboll

UEFA: Dënime të ashpra për ekipet që po synojnë të marrin pjesë në “Superligën e Përbashkët”

news image

Organi më i lartë i futbollit evropian, UEFA ka reaguar ashpër lidhur me zërat se disa klube të mëdha evropiane nga Spanja, Anglia dhe Italia do të krijojnë një garë te mbyllur ndërmjet tyre, shkruan Sinjali Sport.

Përmes një reagimi, UEFA ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa të ashpra për të gjitha ato klube të cilat mund të jenë pjesë e një organizimi të tillë.

“UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e një të ashtuquajtur Super Ligë të mbyllur”, fillon reagimi i UEFA-së.

Sipas reagimit, nëse klubet iu bashkohen një lige të tillë, do të ndalohen të luajnë në çdo garë tjetër në nivel vendas si dhe lojtarëve do t’iu mohohet mundësia të luajnë në ekipet e tyre kombëtare.

“Siç ishte njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Federatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo garë tjetër në nivel vendas, Evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’iu mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare”, thuhet ndër të tjera në reagim./Gazeta Sinjali Sporti/