image Udinese ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën, Como nuk bindet

Futboll

Udinese ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën, Como nuk bindet

news image

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Como, pasi Udinese ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës. Klubi nga Serie A ka ofruar 1 milion euro për kartonin e tij, por kjo shumë është konsideruar e pamjaftueshme nga Como.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Udinese i ka propozuar gjithashtu Vojvodës një kontratë trevjeçare, me pagë prej 1.1 milion eurosh neto në sezon.

“Udinese e dëshiron Mërgim Vojvodën dhe ka dërguar ofertë zyrtare prej 1 milion eurosh për lojtarin. Como aktualisht e konsideron këtë ofertë si shumë të ulët. Për lojtarin, propozimi është kontratë trevjeçare në vlerën e 1.1 milion eurove për sezon”, ka raportuar Di Marzio.

Mbrojtësi kosovar ka zgjuar interesimin e disa klubeve pas paraqitjeve të mira me Comon, ku pati një sezon të suksesshëm dhe dha kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Como, i cili siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, nuk dëshiron ta humbasë lehtë Vojvodën, ndërsa për futbollistin 30-vjeçar mbetet dilema mes një transferimi te Udinese dhe vazhdimit të aventurës në një skuadër që do të garojë në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/