image Udhëheqësit botërorë zotohen t'i japin 7,4 miliardë euro për vaksinën kundër koronavirusit

Botë

Pandemia/ Udhëheqësit botërorë zotohen t’i japin 7,4 miliardë euro për vaksinën kundër koronavirusit

news image

Udhëheqësit botërorë u zotuan të jepnin 7,4 miliardë euro për kërkimet, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës dhe trajtimeve për Covid-19.

40 vende e donatorë morën pjesë në konferencën virtuale te organizuar nga Komisioni Evropian, e mes kontribuuesve ishte edhe Madonna, e cila u zotua të japë 1 milion euro.

Financuesit më të mëdhenj do të jenë vetë KE, Norvegjia, Franca, Gjermania dhe Arabia Saudite. Shtetet e Bashkuara refuzuan te kontribuonin për përpjekjen globale. /Gazeta Sinjali/