Udhëheqësi i çeçenëve, Ramzan Kadyrov, ka bërë të ditur se ka dërguar ushtarët e tij për të luftuar kundër grupit Wagner.
Grupi i mercenarëve ka nisur një rebelim që nga mbrëmja e djeshme. Wagneri po synon të futet në Moskë. Deri tash raportohet se ka nën kontroll qytetin e Rostovit dhe Voronezhit.
Kadyrovi njihet si aleat besnik i presidentit Vladimir Putin.