image “UÇK” e “Te Fala Mamit”: kështu pritet në “Wembley”, Arnautovic nga tifozët shqiptar

Futboll

“UÇK” e “Te Fala Mamit”: kështu pritet në “Wembley”, Arnautovic nga tifozët shqiptar

news image

Marko Arnautovic, është pritur me një befasi në stadiumin e “Wembley” të Londrës, transmeton Sinjali Sport.

Futbollisti serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Por, tani me t’u përfolur për gjestin e tij ai ka kërkuar falje për atë gjest dhe atë në gjuhën shqipe “Më falni”, ishin fjalët e tij.

Megjithatë, në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, sulmuesi është mirëpritur me një befasi nga disa tifozë shqiptarë në “Wembley”.

Tifozët shqiptarë të cilët janë duke e parë nga afër ndeshjen mes Austrisë dhe Italisë, kanë shfaqur dy pankarta njërën me shkronjat e arta të UÇK-së, ndërsa në të dytin i kanë dërguar të fala nënës së Arnautovicit.

/Gazeta Sinjali Sporti/