image Ua mori 2 mijë euro për t'ua rregulluar vizat e punës, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se mashtroi dy drenicasit

Siguri

Ua mori 2 mijë euro për t’ua rregulluar vizat e punës, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se mashtroi dy drenicasit

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të mashtrimit me viza, ku pre kanë rënë dy qytetarë në komunën e Drenasit. Policia ka arritur të arrestojë personin që dyshohet se me anë të premtimeve të rreme se do t’ua rregullojë vizat e punës për në Slloveni, ka marrë nga dy drenicasit rreth 2 mijë euro.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari që u arrestua është Liridon Hoti, 35vjeçar.

Hoti gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

I njëjti është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/