image U zhduk për 18 ditë dhe bllokoi familjen në telefon – e mitura kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Siguri

U zhduk për 18 ditë dhe bllokoi familjen në telefon – e mitura kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

news image

Ka marrë fund ankthi i një familjeje nga Fushë Kosova, pasi vajza e tyre e mitur, e raportuar si e zhdukur që nga mesi i muajit maj, është kthyer në shtëpi pas 18 ditësh mungesë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ishte raportuar më 13 maj nga E. S, i cili kishte njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia në fshatin Bresje më 12 maj, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve, e mitura kishte marrë me vete edhe telefonin celular, por kishte bllokuar thirrjet e familjes, duke e bërë të pamundur kontaktin me të.

Pas raportimit, me urdhër të Prokurorit për të Mitur ishte iniciuar rasti “Person i zhdukur”, ndërsa Policia kishte nisur kërkimet për lokalizimin e saj.

Sinjali mëson se mbrëmjen e 30 majit, rreth orës 20:35, babai i saj është paraqitur sërish në Polici për të njoftuar se vajza ishte kthyer në shtëpi.

Sipas informatave nga burimet, e mitura është kthyer shëndosh e mirë dhe më pas është intervistuar nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, të cilët do të vlerësojnë rrethanat e largimit dhe qëndrimit të saj jashtë familjes.

Rasti konsiderohet i mbyllur, ndërsa kthimi i të miturës ka sjellë lehtësim për familjen pas javësh të tëra ankthi dhe pasigurie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/