Një turist që ndodhej në Australi nuk u ka besuar syve kur doli në dritare dhe pa një skenë të frikshme të një gjarpëri.
Burri që ka filmuar pamjet shkonte për herë të parë në Australi dhe kuptoi menjëherë se pse quhet vendi i “çudirave”.
Pamjet u postuan në Reddit dhe reagimet ishin të menjëhershme edhe pse shumë njerëz nuk ngurruan të vënë në dukje që kjo është thjesht një ditë e zakonshme në Australi.
Bashkë me videon dhe foton, përdoruesi i Reddit shkruante:
Ja çfarë bëhet në Australi, kam vetëm një javë që jam këtu dhe mesa duket legjendat që thuhen për këtë vend janë të vërteta.”
Shumë përdorues shpreheshin të tmerruar ndërsa të tjerë pranonin faktin që ky vend është plot me kafshë të rrezikshme.