image "U vra siç vritet trimi në luftë", i kushtohet këngë labe Heroit, Afrim Bunjaku

Sociale

“U vra siç vritet trimi në luftë”, i kushtohet këngë labe Heroit, Afrim Bunjaku

news image

Gazetari shqiptar, Marin Mema ka publikuar një këngë labe të grupit Polifonik të qytetit të Sarandës, e cila i është kushtuar heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës mëngjesin e 24 shtatorit gjatë përballjes me terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë këngë e cila u këndua me emocion tejet të madh dhe flamurin kuq e zi në duar, Bunjaku nderohet dhe vlerësohet tejet lartë për rënien heroike të tij.

“Grupi Polifonik i Sarandës me një këngë për Heroin Afrim Bunjaku! Kjo është shqiptaria! Ja pse e dua të qenit bashkë! LABËRIA i jep zë DARDANISË!”, ka shkruar gazetari Mema.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0hKdqxBLSpzhuwjeANxp32fHxzRkHimCstMmtP87yhyjdXzx3scJbYgQUd4gUedcsl&id=100044253258409&cft[0]=AZVczVQhwQTWi8lvBBRkuXMdtGzQDPZFHBOZCAxSDV9mk4lEykr8UZbmBbBEYAZpRFx4r1MQstsBVCGCoLBAd2h3cwfOtDZfxYekH38x6QQtSHXBOAbU61ghxx-ravYYCvg7tIMzrh8jsJI2WrhTpwsecgxvrtdyIpO5oMcAzVDfhMH-3KI-y2g8yHdEKkmqIHo&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/