image U vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Drejtësi

U vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

news image

Gjykata Speciale në Hagë ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Gazeta Sinjali. 

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit dhe Selimit, ndërkaq ata mund të paraqesin parashtresat që të shqyrtohet kjo masë më 9 ose deri më 19 gusht të këtij viti.

Ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Në aktakuzën e Speciales, Krasniqi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Ndërkaq, Selimi akuzohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte gjithashtu, si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Veprat për të cilat akuzohen Krasniqi e Selimi, sipas Dhomave të Specializuara dyshohet se janë kryer midis viteve 1998-1999./Gazeta Sinjali/