image U trondit kur e pa se çfarë po sillej përreth shtëpisë së tij: Ishte si një film

Botë

U trondit kur e pa se çfarë po sillej përreth shtëpisë së tij: Ishte si një film

news image

Një burrë me emrin Porntip Rasksasil, 54 vjeçar, ishte duke e kositur barin prapa shtëpisë së tij në Tajlandë për të mbjellë banane kur pa një gjarpër të madh që po rrëshqiste nëpër gjethe.

Porntip thirri fqinjët për ta ndihmuar atë të kapte gjarprin gjigant dhe kjo u regjistrua edhe në kamera.

Gjashtë njerëz mezi nxorrën gjarprin nga vrima ku ishte përpjekur të zvarritej.

Ata më pas e futën në një kafaz dhe thirrën shoqërinë e mirëqenies së kafshëve, e cila e çoi në një pyll larg fshatit.

Gjarpri peshon 100 kilogramë dhe është gjashtë metra i gjatë, si dhe Porntip pretendon se e ka parë atë para asaj dite.

“E pashë atë edhe tre ditë më parë, por ai u largua para se unë të isha në gjendje ta kapja”, tha ai.

/GazetaSinjali/