image U thyen rregullat dje në Istog, finalja në hendboll u zhvillua në praninë e shumë tifozëve

Sporte të tjera

U thyen rregullat dje në Istog, finalja në hendboll u zhvillua në praninë e shumë tifozëve

news image

Dje u zhvillua finalja në hendboll në konkurencën e femrave mes Istogut dhe Ferizajt.

Në fund, vashat ferizajase triumfuan duke fituar titullin e kampionit.

E për dallim nga të gjitha aktivitetet tjera sportive që po zhvillohen pa praninë e tifozëve, kjo finale u luajt me tifozë.

Të pranishëm ishin shumë tifozë që ndoqën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Dje në mbrëmje u mor vendim që prej datës 28 qershor të lejohen tifozët në stadiume dhe palestra./Gazeta Sinjali/