Një person ka therur me thikë vëllain e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima për shkak të plagëve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa njësitet policore kur e kanë bastisur banesën e tyre, kanë gjetur një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Përveç thikës të dyshuarit iu është gjeture edhe marihuanë.
Motivet e konfliktit në mes vëllezërve janë ende të panjohura.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.