Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Halil Thaçi, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Mirovicës, Bedri Hamza dhe anëtarëve të tjerë të PDK-së. Thaçi pretendon se Hamza ka mbajtur takim 2 orësh me përfaqësuesit e Listës Serbe në një restaurant në fshatin Milloshevë të Kastriotit.
Thaçi ka shkruar në Facebook se partia serbe është mike me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.
Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.
Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë”, ka shkruar ai në Facebook.
Këto pretendime i ka hedhur poshtë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai tha për Gazetën Sinjali se është shpifje pretendimi i deputetit Thaçi, se ai është takuar me zyrtarë të Listës Serbe.
Hamza thotë se në restorantin që përmend Thaçi është takuar vetëm me me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe atë të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
” Unë sot jam takuar në drekë pune me kryetarin e Vushtrrisë dhe atë të Skenderajt për me bisedu për problemet e përbashkëta që i kemi në ndërmarrjet publike komunale Uniteti. As s’kom taku, as s’kom pa, as nuk e di a ka pasë a jo deputet të Listës Serbe në atë restorant ku unë kam pas drekë pune”, tha ai.
Zotëria që ka shpif në pikë të ditës për s’kfjellti ka me u ballafaquar me mua në gjykatë”, tha Hamza për Sinjalin.