image U sulmua fizikisht nga 4 persona, kjo është gjendja e avokatit të Berishës

Shqipëri

U sulmua fizikisht nga 4 persona, kjo është gjendja e avokatit të Berishës

news image

Gjendja shëndetësore e avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar.

Avokati u sulmua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

/GazetaSinjali/