Një fotografi e fundit e Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke ngjallur dyshime për një lidhje dashurie mes dyshes. Ata janë parë së bashku, duke u shfaqur shumë të afërt, gjë që shkaktoi spekulime të shumta mes fansave dhe mediave.
Megjithatë, së fundmi, ata i kanë sqaruar thashethemet duke njoftuar se kjo ka të bëjë me një projekt bashkëpunimi muzikor.
Ata kanë zbuluar se kënga e tyre e re do të publikohet nesër, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke i kaluar gjithë vëmendjen tek lansimi i projektit të ri.
“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër”, shkruan përshkrimi i fundit i fotografisë së Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, duke lënë të kuptohet se projektin e shumëpritur do ta zbulojnë së shpejti.
Videoklipi i tyre i ri do të publikohet nesër, në orën 17:00, dhe pritet të sjellë shumë surpriza për ndjekësit e tyre.
Ky bashkëpunim ka ngjallur reagime të shumta mes fansave, të cilët mezi po presin për të dëgjuar këngën e re.