image U shkruante në targa “Kosova është Serbi”, arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit

Siguri

U shkruante në targa “Kosova është Serbi”, arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit

news image

Policia ka arrestuar tre persona te Manastiri i Deçanit, gjatë një feste ortodokse, raporton Gazeta Sinjali.

Ndalimi i tyre ka ndodhur pasi Policia ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze.

Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

/GazetaSinjali/