image Punëtorin e kompanisë Varna në Kamenicë e zë dheu, bllokohet në kanal - Zjarrfikësit e nxjerrin të gjallë

Siguri

Punëtorin e kompanisë Varna në Kamenicë e zë dheu, bllokohet në kanal – Zjarrfikësit e nxjerrin të gjallë

news image

Dheu i shembur e ka zënë një person në një kanal të kanalizimit në rrugën “Nëna Terezë” në Kamenicë por falë intervenimit të Zjarrfikësve , personi i bllokuar është nxjerrë i gjallë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç thonë burimet e Sinjalit rasti ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, kur punëtori i kompanisë Varna SHPK, mbeti i bllokuar, derisa ishte duke punuar në atë kanal.

Punëtori që mbeti i bllokuar është një 47-vjeçar, i cili posa u shpëtua mrekullisht dhe menjëherë u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Për ngjarjen janë vënë në dihe edhe Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/