image “U rrite me të gjitha grupmoshat te ne”/ Trepça ’89 jep njoftimin mortor për 17-vjeçarin, Erion Kajtazi

Futboll

“U rrite me të gjitha grupmoshat te ne”/ Trepça ’89 jep njoftimin mortor për 17-vjeçarin, Erion Kajtazi

news image

Erion Kajtazi i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës 017 dhe lojtar i Trepça ’89, ka ndërruar jetë sot në fushën e lojës si pasojë e një ataki kardiak, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me vdekjen e parakohshme të Kajtazit ka reaguar edhe Klubi Futbollistik Trepça ’89, të cilët janë shprehur të tronditur me lajmin e kobshëm.

“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.

U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.

Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë”, thuhet në njoftimin mortor të klubit.

I ndjeri muaj më parë ishte në prova te gjiganti belg Anderlecht dhe ai shihej si shpresa e madhe e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë i Trepça ‘89

Njoftim Mortor.

Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari

Erion (Faton) Kajtazi.

Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.

U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.

Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.

Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.

Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89

Presidenti

z. Abedin Zeka BEKI

/GazetaSinjali/