Erion Kajtazi i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës 017 dhe lojtar i Trepça ’89, ka ndërruar jetë sot në fushën e lojës si pasojë e një ataki kardiak, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me vdekjen e parakohshme të Kajtazit ka reaguar edhe Klubi Futbollistik Trepça ’89, të cilët janë shprehur të tronditur me lajmin e kobshëm.
“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë”, thuhet në njoftimin mortor të klubit.
I ndjeri muaj më parë ishte në prova te gjiganti belg Anderlecht dhe ai shihej si shpresa e madhe e futbollit kosovar.
Njoftimi i plotë i Trepça ‘89
Njoftim Mortor.
Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari
Erion (Faton) Kajtazi.
Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.
Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89
Presidenti
z. Abedin Zeka BEKI