image U raportua se u konvertua në mysliman, Drogba sqaron gjithçka

Futboll

U raportua se u konvertua në mysliman, Drogba sqaron gjithçka

news image

Ish-sulmuesi ikonik i Premier Leagues, Didier Drogba është bërë viral në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

Ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u raportua në medie të ndryshme se kishte ndërruar fenë, duke u konvertuar në fenë islame, ku shihej në disa foto duke u lutur, shkruan Sinjali Sport.

Sidoqoftë, Drogba ka reaguar më në fund pas këtyre zërave, ku ka mohuar një gjë të tillë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se nuk ka ndryshuar fenë, porse vetëm kishte respektuar vëllezërit e tij që i kishte vizituar në fashatin e tij.

“Kjo histori po bëhet virale ???? por unë nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke i respektuar vëllezërit e mi muslimanë që po vizitoja në fshatin tim. Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe bekime për të gjithë ????????”, ka shkruar Drogba në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/