Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Arta Nitaj, ka reaguar pas raportimeve të djeshme se ajo punon në agjensionin e marketingut “The List DXB”, agjension ky i cili ofron modele që t’i shoqërojnë mysafirët në një nga klubet luksoze të Dubait me emrin “Billionaire Mansion”.
Në reagimin e saj ajo mohon se punon në këtë agjension, ndërsa sa i përket raportimeve në media ajo thotë se lajmet kanë qenë të sponsorizuar nga njerëz me inate personale ndaj saj.
Tutje Nitaj paralajmëron se të gjitha portalet që kanë raportuar rreth kësaj ngjarje, do t’i padisë.
“Portalet në fjalë do të paditen keq, ndërsa njerëzit që kanë inate personale, nuk më duhen më shumë se 10 min të ua prish rehatinë për gjithë jetën”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
“Për ata që dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e që kanë dalë ndonjëherë në jetë, e di që nuk është problem me kuptu që fotoja ku kam dal është bërë në një dinë klub para 1 muaj e gjysmë. Nuk po shoh poshtë fotos asnjë shkrim që dëshmon se unë punoj aty apo diçka e tillë, përveç një numër të klubit për rezervime. “THE LIST DXB”, është event që mbahet çdo të dielë në vendin ku shihem unë në foto, ndërsa sa i përket portaleve lajmi pa asnjë dyshim është i sponsorizuar prej njerëzve me inate personale. Faleminderit portaleve tjera të respektuara në vendin tim që nuk shkruajnë tituj me “çu peshë” popullin e mjerë e të fundosur. Portalet në fjalë do të paditen keq, ndërsa njerëzit që kanë inate personale, nuk më duhen më shumë se 10 min të ua prish rehatinë për gjithë jetën. Mirëpo, unë nuk kam etje t’i shoh njerëzit keq se kam shumë momente të lumtura në jetë për t’i shiju. S’mundem të kënaqem me fatkqësinë e dikujt. Paqe dashuri”.
Teksa kujtojmë se në këtë klub performojnë edhe këngëtarë të njohur me famë botërore, pasi që është njëri prej klubeve më me nam në Dubai./Gazeta Sinjali/