Në orët e pasdites ka pasur raportime ndër media se një nënë në Fushë Kosovë ka provuar që ta hidhte të birin nga ballkoni i banesës. Megjithatë, nga Policia e Kosovës deklarojnë se nuk elemente dhune ose veprim të asaj natyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga trajtimi që Policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre”, është përgjigjur Borovci.
“Trajtimi i detajuar bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur”.
Borovci thekson se Policia bashkë me aktorët relevant po vijon me veprime e nevojshme.