image U raportua se ishin kundër koalicionit me VV-në, reagon LDK-ja

Kosovë

Politikë/ U raportua se ishin kundër koalicionit me VV-në, reagon LDK-ja

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se disa nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie kanë kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një komunikate për media, LDK vlerëson se lajmi ishte manipulim qëllimkeq që ‘tenton të shtrembërojë qëndrimet dhe zotimet zyrtare të LDK-së’.

Këtu, LDK thekson edhe njëherë gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, ‘mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit’.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës demanton pretendimet e portalit ‘Gazeta Express’, të shprehura në një artikull sot, për kinse emërimin e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së që, sipas Express-it, paskan kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky është një manipulim qëllimkeq që tenton të shtrembërojë qëndrimet dhe zotimet zyrtare të LDK-së.

Qëndrimi i Kryesisë së LDK-së është bërë i qartë në komunikatën e publikuar sot ku jemi shprehur se “LDK-ja, edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit.” Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së e jo “burimet e brendshme” pa adresë. /Gazeta Sinjali/