image U raportua i sëmurë, Vuçiqi takohet me aleaten nga Kina

Rajon

U raportua i sëmurë, Vuçiqi takohet me aleaten nga Kina

news image

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ky i fundit ka anuluar disa takime që kishte planifikuar për të martën, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përkundër kësaj, Vuçiq ka filluar sot aktivitetet e tij duke u takuar me ambasadoren e Kinës, shtetit aleat të Serbisë.

Ky takim me Chen Bo kishte qenë i planifikuar për dje, megjithatë ishte anuluar si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Vuçiq.

Vuçiq ditë më parë është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë me të cilin kanë vizituar edhe një bazë ushtarake.

Kjo u pa me shqetësim meqë një vizitë e tillë u bë teksa situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët pasi Republika e Kosovës ka vendosur implementimin e reciprocitetit të targave me Serbinë./GazetaSinjali/