Festa e Birrës në Korçë ku pritet që të performoj artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, ka nxitur debate të shumta sikurse në politikë ashtu edhe në mesin e artistëve.
E ndër personat e parë që kishte shfaqur pakënaqësinë e saj kundrejt kësaj performance është këngëtarja, Besa Kokëdhima.
Sipas saj nuk ka ndonjë arsye që Bregoviq të ftohet në një eveniment kaq tradicional.
Mirëpo pavarësisht këtij reagimi të këngëtares, nuk munguan akuzat kundër saj, kjo sepse disa përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë që Kokëdhima ka kënduar më parë këngën “Ederlezi” të Bregoviqit.
Pas këtyre pretendimeve ka reaguar vetë këngëtarja e cila ka thënë se “Ederlezi” është këngë popullore rome, të cilën e kanë kënduar dhjetëra artistë.
“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregoviq ka kënduar këngën Ederlezi. Injoranca e frikshme, por Ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome. E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE. Bregoviq e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë.Llexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm”, kanë qenë fjalët e saj.