Rep-artisja e njohur, Rina Balaj, së fundmi është përfolur për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, këto reagime dhe spekulime të ndjekësve dhe fansave të saj erdhën pasi artistja kishte shtuar disa kilogramë.
Madje, këtë e ka dëshmuar me postimin e fundit duke u sqaruar të gjithëve se nuk është në pritje të ëmbël.
Përmes një ‘boomerang’ të sajin që e ka ndarë motra e Rinës në InstaStory, këngëtarja thotë se vetëm është shëndoshur.
“Nuk jam shtatzënë, unë vetëm jam shëndoshur”, ka qenë reagimi i 21-vjeçares nga Istogu.
Rina aktualisht është në lidhje me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.
Të njëjtit në maj lansuan albumin e tyre të ri të titulluar “MM”, ku përfshihen shumë këngë që u pritën mirë nga publiku./Gazeta Sinjali/