image U paguan tri vjet nga 13 mijë euro pa dalë në punë, ndalohen katër zyrtarë të Komunës së Novobërdës

Drejtësi

U paguan tri vjet nga 13 mijë euro pa dalë në punë, ndalohen katër zyrtarë të Komunës së Novobërdës

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për ndalimin e katër personave, zyrtarë të Komunës së Novobërdës, nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ata dyshohen se kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhë prej tre vitesh në shumë 13 mijë euro pa u paraqitur fare në punë.

“Me datë 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13000 (trembëdhjetë mijë) euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunë së Novobërdës, në shumën e lartshënuar”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/