image U ngujua në mal për një javë pasi GPS-i e drejtoi në një rrugë të bllokuar

Botë

U ngujua në mal për një javë pasi GPS-i e drejtoi në një rrugë të bllokuar

news image

Një burrë që kishte mbetur për një javë të tërë i bllokuar në malet e Sierra Nevada të Kalifornisë për shkak se GPS-i e kishte drejtuar gabimisht në atë vend, është shpëtuar i gjallë, shkruan CNN.

Harland Earls, 29 vjeçar ishte duke udhëtuar nga Grass Valley për në Truckee për një festë të ditëlindjes që do të mbahej më 24 janar.

Ky udhëtim do të duhej të zgjaste normalisht për më pak se dy orë mirëpo një stuhi e madhe bore kishte bllokuar rrugën.

Earls i ishte drejtuar GPS-it të tij në kërkim të një rruge tjetër.

Aplikacioni e ka dërguar atë në rrugën më të shkurtër të hartës mirëpo kjo rrugë dërgonte në një mal në të cilin makina e tij mbeti e bllokuar nga bora e madhe, duke i pamundësuar atij që të kthehej mbrapshtë, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.

“GPS-i nuk e di kur rruga mund të jetë e mbushur me borë të lartësisë së madhe apo kur është e pastër”, ka thënë për CNN Mike Fisher, oficer policie.

“I bllokuar dhe në pamundësi për të pasur sinjal në telefonin e tij celular, ai u përpoq të lidhte degë të vogla në gomat e veturës së tij për të bërë tërheqjen mirëpo në ato momente i kishte rënë edhe telefoni dhe i ishte lagur”, tha nëna e tij, Julie Earls për CNN.

Për të gjitha ditët që kishte mbetur i ngujuar në mal ai ishte ushqyer me disa kanaçe me fasule që kishte me vete dhe bukë të mykur.

/GazetaSinjali/