image U ndalua në Fushë Kosovë, 15 ditë burg për 33-vjeçarin e kërkuar për drogë

Siguri

U ndalua në Fushë Kosovë, 15 ditë burg për 33-vjeçarin e kërkuar për drogë

news image

Një 33-vjeçar i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ajet Sogojevën.

Sipas burimeve të Sinjalit, ai u arrestua mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 20:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Gjatë verifikimit në sistemin policor, zyrtarët kanë konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit, Ajet Sogojeva është dërguar për vuajtjen e dënimit me 15 ditë burg në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/