image U ndalua eksporti, por Vuçiq bën përjashtime për Shqipërinë: Do të dërgojmë 30 mijë tonë grurë

Rajon

U ndalua eksporti, por Vuçiq bën përjashtime për Shqipërinë: Do të dërgojmë 30 mijë tonë grurë

news image

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Serbisë për ndalimin e eksportimit të grurit, Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga ky shtet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se qeveria do të bëjë përjashtim për Shqipërinë.

 “Edhe nëse nëse nuk kemi korrje, me sasinë që kemi në gjendje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiq.

Disa ditë më parë, pasi qeveria serbe tha se do të ndalojë eksportin e grurit dhe misrit, për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama, tha se përmes ‘Ballkanit të Hapur’, Shqipëria mund të negociojë me Serbinë dhe të vazhdojë të tërheqë sasinë e mallit për të cilin kompanitë shqiptare kishin rënë dakord më herët.

Përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë nismën “Ballkani i Hapur”, kishin planifikuar të mbanin një takim të ri në mes të marsit, por e kanë shtyrë për në maj, për shkak të luftës në Ukrainë.

/GazetaSinjali/