Të gjithë e dinë se arsyeja e ndarjes së bujshme e çiftit të famshëm, Rihanna dhe Chris Brown, ishte dhuna që ky i fundit ushtronte mbi këngëtaren.
Por, tani duket se gjërat kanë ndryshuar pasi që Rihanna ka dhënë një intervistë, në të cilën këngëtarja ka thënë se “do ta dua gjithmonë atë (Chris Brown)”, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”, ka treguar ajo.
Gjithashtu, ajo vazhdoi “Unë mendoj se ai ishte dashuria e jetës sime. Ai ishte dashuria e parë. Dhe unë shoh që ai më donte në të njëjtën mënyrë… nuk ka të bëjë as me ne që jemi së bashku. Unë me të vërtetë e dua atë. Pra, gjëja kryesore për mua është se ai është në paqe. Unë nuk jam në paqe nëse ai është pak i pakënaqur, ose është ende i vetmuar.” /Gazeta Sinjali/