image U lëndua në vendin e punës në Pejë, 30-vjeçari i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

Siguri

U lëndua në vendin e punës në Pejë, 30-vjeçari i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

news image

Sot rreth orës 18:30 në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në qytetin e Pejës ka ndodhur një incident në një objekt ku po kryheshin punime ndërtimore, ku si pasojë është lënduar një punëtor 30-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 30-vjeçari është lënduar në vendin e tij të punës si pasojë e rrëzimit të një vinçi që shërben për bartjen e materialit ndërtimor.

Sinjali mëson nga persona të afërt me punëtorin, se 30-vjeçari si pasojë e lëndimeve të marra i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, por që nuk është diçka serioze dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/