image U kritikua se nuk mbajti zi në Instagram, Beniada na habit me deklaratën për ish-presidentin Nishani: Nuk ishte xhaxhai im

Bota e Yjeve

U kritikua se nuk mbajti zi në Instagram, Beniada na habit me deklaratën për ish-presidentin Nishani: Nuk ishte xhaxhai im

news image

Ish-banorja e Big Brother, Beniada Nishani së fundmi është kritikuar nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për faktin se sipas ndjekësve nuk mbajti zi në Instagram për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani e që thuhej se i ndjeri ka qenë xhaxhai i Beniadës.

Përmes një postimi në storien në Instagram, modelja ka sqaruar se nuk është xhaxhai i saj por kushëriri i babait.

“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit.

Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”, ka shkruar Beniada.

/GazetaSinjali/