image U konfirmua se janë prekur nga koronavirusi, dy të infektuarit nga Malisheva kishin dalë për pazar

Kosovë

U konfirmua se janë prekur nga koronavirusi, dy të infektuarit nga Malisheva kishin dalë për pazar

news image

Dy tregtarë nga Komuna e Malishevës ditën e premte kanë shitur fidane në fshatin Krushë e Madhe.

Por, që të dy janë konfirmuar nga IKSHPK se janë prekur nga Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Andaj, kryetari i Krushë së Madhe, Selami Hoti, iu ka bërë thirrje banorëve që kanë blerë tek këta persona, apo kanë pasur kontakt që të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe të vetizolohen.

“Të dashur qytetarë Krushjan, ju njoftoj se të Premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim”, thuhet në postimin e tij në faqen zyrtare në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/selami.hoti.98/posts/2671965776264049