image U kërcënua pas tërheqjes nga PS, deputetja Koçeku: Nëse familjes sime i preket një fije floku, s’do ju lë pa ju shkatërruar

Shqipëri

U kërcënua pas tërheqjes nga PS, deputetja Koçeku: Nëse familjes sime i preket një fije floku, s’do ju lë pa ju shkatërruar

news image

Deputetja socialiste Marjana Koçeku ka ngritur pretendime se ka rënë pre e kërcënimeve, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Koçeku ka paralajmëruar se nëse familjes së saj i preket një fije floku, “do të bëjë të pamundurën deri sa t’i shkatërroj”.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Pak ditë më parë, ajo kishte njoftuar largimin nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke konfirmuar kalimin e saj si përfaqësuese e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, kishte shkruar deputetja në reagimin e saj.

Koçeku do të vijojë mandatin e saj kushtetues si deputete e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/