image U kapën me cigare, përjashtohen tre futbollistët nga Kombëtarja e Kosovës

Futboll

Këshilli/ U kapën me cigare, përjashtohen tre futbollistët nga Kombëtarja e Kosovës

news image

Futbollistët e Kombëtarës së Kosovës në Futsall, Oso Gjinovci, Bajram Ramadani dhe Dardan Topilla, janë përjashtuar nga Kombëtarja pasi pak para udhëtimit për në Gjeorgji (Euro 2022), ata u fotografuan duke pirë cigare.

Këshilli për çështje emergjente i FFK-së, ka mbajtur mbledhje lidhur me pjesëmarrjen e Kombëtares së Futsallit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022, ku ka konstatuar se Kombëtarja nuk pati rezultate të mira.

Gjithashtu Këshilli për çështje emergjente ka përjashtuar tre futbollistët kosovarë të Kombëtares, për shkak të sjelljeve jo të mira që nuk përkojnë me rregullat dhe etikën e një futbollisti përfaqësues.

Këshilli për çështje emergjente beson se kjo masë do të ndikojë tek këta futbollistë dhe tek të tjerët që të kenë kujdes, kur veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës./ Gazeta Sinjali/