Pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, një person është arrestuar pasi është kapur me mbi 10 kilogramë drogë të cilën e kishte në bagazhin e veturës.
Dje në rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë, Policia ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me drogë, ku në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë substanca narkotike, e cila dyshohet se është e llojit kokainë dhe vlera e saj është 450 mijë euro.
Krejt kjo është zhvilluar në kuadër një operacioni të Policisë së Kosovës, ku po ashtu është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Graçanicës.
Sipas informacioneve të para, personi i arrestuar në lidhje me këtë rast dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale.
Ndërkaq, gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
• një veturë me targa vendore,
• 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),
• 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),
• dy telefona celularë,
• 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.
I dyshuari Z.J., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.