image U kap duke vjedhur gullash dhe ujë në një market te rruga ‘B’, ky është burri që përfundoi në ndalim policor

Siguri

U kap duke vjedhur gullash dhe ujë në një market te rruga ‘B’, ky është burri që përfundoi në ndalim policor

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmë rreth orës 20:25, pasi dyshohet se kishte kryer vjedhje në një market në rrugën ‘B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Atdhe Bahtiri, 29-vjeçar.

Bahtiri dyshohet se ka kryer vjedhje në ‘Spar’ më 14 shtator dhe ishte kapur mat nga sigurimi i marketit me produktet të cilat i kishte marrë pa paguar.

Sinjali mëson se në çantën e 29-vjeçarit u gjetën rreth 20 konserva të gullashit dhe një shishe me ujë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intevistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Bahtirit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/