Kriminelët vazhdojnë të përdorin koronavirusin si armë kundër policisë. Së fundmi janë burgosur 4 banditë në Kent dhe Dorset pasi kanë pështyrë, kollitur ose teshtirë oficerët gjatë arrestimit të tyre.
Oliver Cook, 35 vjeç i cili u arrëstua jashtë një supermarketi në Whitstable, Kent, pasi u përpoq të vidhte mish, ka kërcënuar oficerët se do i pështynte.
Ai pështyu një oficer të policisë dhe pasi u kap, Oliver u shpreh duke qeshur se ai është i infektuar me koronavirus.
Nga pamjet e publikuara, Cook shihet duke thënë vazhdimish “Unë kam korona, largohu nga unë”, ndërkohë që u shtri në trotuar para gjithë njerëzve.
Ai u akuzua më vonë për dy akuza për sulm ndaj një punonjësve të policisë, vjedhje dhe dëm kriminal në incidentin e së dielës në mbrëmje. Ai u dënua me 120 ditë burg. /Gazeta Sinjali/