image U kap duke puthur asistenten, ish-ministri anglez: Më është shkatërruar jeta - Sinjali

U kap duke puthur asistenten, ish-ministri anglez: Më është shkatërruar jeta

news image

Deputeti i West Suffolk dhe ish-sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, në një intervistë për mediat e huaja, është shprehur se zhgënjeu njerëzit pasi theu rregullat, përcjell Gazeta Sinjali.

Hancock u përfshi në një skandal në qershor, të këtij viti pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke u puthur me asistenten e tij, Gina Coladangelo.

43-vjeçari u largua nga posti i tij një ditë pas publikimit të fotove.

Ai tha se ai moment i ka shkatërruar jetën.

“Unë kërkoj sërish falje për dështimin tim. Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen keq për njerëzit që kam lënduar”, tha ai.

Hancock një ditë pasi pamjet u publikuan dha dorëheqjen ndërkohë që votuesit në zonën elektorale të Hancock besuan se vendimi i tij për t’u dorëhequr ishte i saktë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin