Deputeti i West Suffolk dhe ish-sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, në një intervistë për mediat e huaja, është shprehur se zhgënjeu njerëzit pasi theu rregullat, përcjell Gazeta Sinjali.
Hancock u përfshi në një skandal në qershor, të këtij viti pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke u puthur me asistenten e tij, Gina Coladangelo.
43-vjeçari u largua nga posti i tij një ditë pas publikimit të fotove.
Ai tha se ai moment i ka shkatërruar jetën.
“Unë kërkoj sërish falje për dështimin tim. Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen keq për njerëzit që kam lënduar”, tha ai.
Hancock një ditë pasi pamjet u publikuan dha dorëheqjen ndërkohë që votuesit në zonën elektorale të Hancock besuan se vendimi i tij për t’u dorëhequr ishte i saktë./GazetaSinjali/