image U godit nga motoçikleta ditë më parë, humb jetën filigranisti nga Prizreni, Nevruz Dajqi

Sociale

U godit nga motoçikleta ditë më parë, humb jetën filigranisti nga Prizreni, Nevruz Dajqi

news image

Një person ka humbur jetën sot në QKUK, pasi i njëjti ishte goditur nga një motoçikletë ditë më parë në Prizren dhe për pasojë nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Bëhet fjalë për Nevruz Dajqin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte aksidentuar teksa po kalonte rrugën, për t’u dërguar me urgjencë në QKUK, aty ku po trajtohej që nga 14 prilli.

I njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, kanë njoftuar familjarët e viktimës.

Dajqi ishte një nga filigranistët më të vjetër të qytetit të Prizrenit, ku bënte punime argjendarie.

/GazetaSinjali/