Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit, Robinho mund të jetë arratisur pasi midis qeverisë së Amerikës së Jugut dhe Italisë u vendos që futbollisti të dënohej me 9 vite burg për përdhunim në grup.
Gazeta argjentinase Olé publikoi këtë të premte se kur zyrtarët gjyqësorë shkuan të kërkonin Robinhon për ta informuar për marrëveshjen midis Prokurorisë Publike Federale të Brazilit dhe drejtësisë italiane, ata nuk mundën ta gjenin atë në asnjë nga tre adresat e ofruara më parë nga lojtari në polici.
Sipas mediave, disa dëshmitarë kanë konfirmuar se ai nuk është parë prej disa ditësh në vendet ku ka frekuentuar deri më tani.
Në fillim të vitit 2022, Robinho u dënua me burg në Itali për pjesëmarrjen e tij në përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në Milano në vitin 2013. Ai iu shmang burgimit duke qëndruar në Brazil, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Italinë.